MSH nxjerr të dhënat, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan gjatë 24 orëve në vendin tonë

146

Ka shënuar një rënie të ndjeshme kurba e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 486 persona, nga 768 që ishin një ditë më parë.

Ndërkohë, kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe 3 të infektuar, duke e çuar në 2,495 numrin total të vi ktimave që nga nisja e pandemisë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fat alitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier,

24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh,

7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.

Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.