Ministres i ndodh incidenti i papritur teksa ishte live në një intervistë, i biri hyn në dhomë dhe tund…

239

Një ministre është vënë në siklet nga djali i saj teksa ishte në një intervistë live në Zoom.

Bëhet fjalë për Carmel Sepuloni, Ministren për Zhvillim Shoqëror në Zelandën e Re e cila ishte në Zoom për një intervistë televizive live.

Djali i saj ka hyrë në dhomë duke tundur një karrotë të deformuar dhe video është bërë menjëherë virale. Madje, vetë ajo e ka shpërndarë në Twitter duke shkruar:

“Ai momenti kur jeni duke bërë një intervistë LIVE përmes Zoom dhe djali juaj hyn në dhomë duke bërtitur dhe duke mbajtur një karotë të deformuar në formën e një pjese të trupit mashkullor,” shkroi Sepuloni krahas videos së shkëputur nga intervista.