Ilaçet e vjedhura ua shiste pacientëve me COVID! Infermieri e pranon: Kisha borxhe dhe kredi për të larë

118

Infermieri Nikolin Ciko në deklaratën e tij në polici ka pranuar vjedhjet e kryera në spital. Ai ka thënë se ka kryer vjedhjet pasi kishte borxhe dhe kredi për të larë.

 

Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me COVID, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.

 

43-vjeçari u vu në pranga nga policia e Korçës pasi ka vjedhur më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021 një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.