(FOTO) Çfarë kërkon aq shumë në Shqipëri Alex Soros? Pas pushimeve në jug të vendit, djali i George Soros shfaqet me afganët: Absolutisht frymëzuese …

158

Alex Soros ka publikuar ditën e sotme disa fotografi nga takimi i tij me shtetasit afganë që strehohen në Shqipëri, pasi lanë vendin e tyre teksa tTalibanët kanë marrë pushtetin.

 

Alex Soros mesa duket është shumë ‘i dhënë’ pas vendit tonë, pasi pak javë më parë ai u shfaq në fotografi me Kryeministrin Edi Rama, duke shijuar bregdetin shqiptar në jug.

 

“Në ditët e kaluara, kam pasur privilegjin intensiv të takoj kolegë nga “opensocietyfoundations” Afghanistan dhe persona të tjerë të evakuuar nga Afganistani ditët e fundit dhe që janë sjellë në Shqipëri.

 

Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, nëpunës civilë, artistë dhe familjet e tyre të ngushta. Qëndrueshmëria e tyre përballë asaj që ishin përballur ishte absolutisht frymëzuese“, shkruan ne Instagram Alex Soros.