Rritje drastike e rasteve me koronavirus në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1054 raste të reja me COVID, ndërsa 3 persona kanë ndërruar jetë.
Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.