U nda gruaja/ Ministri nuk pyet fare, del për jetë nate me alkool dhe muzikë

Një video amatore është bërë së fundmi virale në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për ministrin britanik Michael Gove, i cili po feston në një lokal nate në Skoci.

Pamjet janë publikuar nga shtypi anglez.

54-vjeçari, i cili është divorcuar nga bashkëshortja, shihet duke vallëzuar nën ritmet e një kënge që mesa duket e preferon.

Mediat raportojnë se Michael Gove hyri në lokalin e natës rreth orës 01:15. Disa prej klientëve nuk e njohën se kush ishte, ndërsa të tjerë nxituan të bënin foto me ministrin dhe deputetin.

Këto pamje vijnë në një moment kur Gove po përflitet për t’u bërë ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Por disa media angleze raportojnë se kryeministri Boris Johnson nuk e ka vendosur plotësisht nëse Michael Gove do t’i besohet ky post.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...