“Pije një kafe për qejf”/ “Tap” në timon, i riu në Tiranë i nxjerr 50-shen policit por e pëson keq

255

Një 22-vjeçar po në Tiranë, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, tentoi të korruptojë policët.

Ai u ofroi atyre një kartmonedhë me prerje 5.000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e testimit për alkool.

I riu u arrestua në flagrance nga efektivët e Rrugores së Tiranës.

Pjesë nga diskutimi:

Polici: Pse fut lekë?

Shoferi: Pije një kafe për qejf?

Polici: Po pse duhet ta pi atë kafen unë? Ti ke konsumuar alkool dhe kjo është arsyeja pse ti fut lekë.