Shqiptarët “më të paditurit” në Europë për …

Statistikat krahasuese të Eurostat për të gjitha vendet e Europës gjeten se, në vitin 2019 vetëm 21 për qind e shqiptarëve të moshës 16-deri në 74 vjeç kishin njohuritë bazë dixhitale.

 

Kjo ishte përqindja më e ulët ndër shtetet Europiane. Më e lartë Islanda me përqindjen më të lartë të popullsisë që ka njohuri dixhitale, ku 85 për qind e të rriturve nga 16-74 vjeç kanë njohur bazë në dixhitalizim.

 

Më pas vjen Norvegjia me 83% të popullsisë me njohuri dixhitale, Holanda me 79%, Zvicra ,me 77%, Finlanda me 76% etj.
BE po zbaton një strategji për rritjen e aftësive dixhitale të popullsisë së kontinentit. Të kesh një fuqi punëtore dhe një popullsi të kualifikuar me njohuri dixhitale është vendimtare për konkurrencën evropiane.

 

Sondazhet tregojnë se gati 42% e qytetarëve evropianë nuk kanë aftësi bazë dixhitale. Nga këto 37% e njerëzve pa njohuri dixhitale bëjnë pjesë në forcën e punës. Mungesa e njohurive dixhitale përfshin fermerët, punonjësit e bankave dhe punonjësit e fabrikave. Punësimi i ekspertizës në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) është një sfidë për bizneset në Bashkimin Evropian (BE), por në Shqipëri ky problem është edhe më i mprehtë.

 

Gjatë vitit 2018, rreth 9% e ndërmarrjeve të BE -së rekrutuan u përpoqën të rekrutojnë specialistë të TIK -ut, por më shumë se gjysma e tyre raportuan se kishin probleme në plotësimin e vendeve të lira që kërkonin aftësi në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...