E dashura e djalit të Jozefina Topallit lidh kontratën e fuqishme me Serinë A dhe zbulon sekretin

Miss-i shqiptar Cindy Marina do të jetë prezantuesja e Serie A në Shqipëri dhe Kosovë.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Cindy me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Instagram”, ku ka shkruar: “Ndihem shumë e lumtur të ndaj me ju udhëtimin që po nisim së bashku….. si Ambasadore e Oversport, do të kem privilegjin të prezantoj Serie A dhe sportet e tjera përgjatë sezoneve 2021-2024.

Për herë të parë do të sjellim atmosferën e stadiumeve të Serie A në shtëpitë tuaja. Shqipëria dhe Kosova do të kenë zërin e tyre live në kampionatin më të mirë Europian!”.

Kujtojmë që Cindy, në vitin 2019 u shpall “Miss Universe Albania”, ndërkohë ajo është edhe pasuesja titullare më e re e kombëtares së volejbollit shqiptar të femrave, ku ka debutuar që në moshën 17-vjeçare.

E përsa i përket jetës private, ajo flitet se është në një lidhje me djalin e ish-Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, Genarin, me të cilin u fotografuan duke pushuar në Vlorë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...