ALBAN HOXHA NE DREJTIM TE ARABISE SAUDITE, JA Ç’DO TE NDODHE ME ÇILJETEN

Alban Hoxha mund të mos jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Kapiteni i 16 herë kampionëve të Shqipërisë, ka gjasa që ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

 

Oferta për 33-vjeçarin, i deklaruar si i fejuari i Ciljeta Xhilagës, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit, por portieri është përpjekur të mbajë gjithçka të fshehtë me qëllim që të mos trazojë ujërat në kampin e kuq, por edhe në botën e showbizit, ku pyetjet që ngrihen janë nëse do ta marrë me vete dhe partneren e tij, Çiljetën.

 

Burime pranë çiftit kanë treguar se në fillim mund të shkojë i vetëm dhe me stabilizimin atje, mund t’i bashkohet dhe Çiljeta, ndërkohë që nuk dihet nëse do t’i marrin me vete dy djemtë.

 

Deri tani është mësuar se edhe drejtuesit e klubit të kuq janë vënë në dijeni nga vetë futbollisti. Skuadra ende nuk dihet, sepse portieri ka vepruar në mënyrë diskrete gjatë kësaj kohe dhe nuk ka dashur të bëhet publike. Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, është drejt largimit, por ishte “Panorama Sport” që zbuloi edhe ekipin që ka shfaqur interes konkret për portierin e “demave” dhe është Al Faisali Harmah.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...