Aksident i rëndë në Shkodër: 2 makina pëplasen, vdes shoferi 22 vjeçar…

761

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 29 gusht në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe.

 

Policia bën me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. D., 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C. 22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.

 

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë. 22-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

 

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.