“QKF Shkodër të marrë emrin e Kujtim Alisë”, artistët shkodranë propozojnë nismën në ditën e lamtumirës së Mjeshtrit të Madh

361

Në ditën kur iu dha lamtumira e fundit dirigjentit Kujtim Alija, artistët e Shkodrës, përfaqësues të institucioneve të artit dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” propozuan që Qendra Kulturore e Fëmijëve në Shkodër të mbajë emrin e tij për kontributin që dha prej 40 vitesh në fushën e artit. Propozimi u bë gjatë mbrëmjes përmbyllëse të Shkodra Jazz Festival nga artisti Markelian Kapidani.

 

Pas këtij propozimi familjarët e të ndjerit Kujtim Alija të pranishëm në natën e fundit të Shkodra Jazz Festival u emocionuan ndërsa nuk mungoi edhe një tjetër pjesë muzikore kushtuar artistit që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.

 

Muzikanti i njohur Kapidani shprehet se Kujtim Alija është një monument kulturor për Shkodrën i cili la pas vepra të mëdha. Mjeshtri i Madh Kujtim Alija u përcoll një ditë më parë në banesën e fundit pasi u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. /StarPlus TV/

 

https://fb.watch/7HFaaI58WW/

Lexo edhe:   Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Shkodër, bashkia kërkon mjetet e ushtrisë