Loredana sapo konfirmoi ndàrjen me Mozzik dhe tregon sékrétet me anë të këtij mesazhi

Pas shumë thashéthémeve për ndàrje, Loredana ditën e djeshme konfirmoi lajmet se nuk janë më bashkë me Mozzik.

 

Përmes një statusi të gjatë ajo zbùloi përpjékjet e dështùara të të dyve për një lídhje të shëndetshme.

 

E pa pénduar se provoi sërish, artistja tha se me reperin kanë ndarë rrugët në paqe dhe mbesin të përkùshtuar në rritjen e vajzës së tyre, Hanës.

 

Mes tjerash Loredana foli për albumin e përbashkët që do të publikohet së shpejti.

 

E pas bujës së madhe që bëri ky rréfim padyshím pritej një reàgim edhe nga Mozzik.

 

Reperi qëndroi në héshtje sa i përket historisë së dashurisë mes tyre duke konfirmuar në një mënyrë ato që kishte thënë ish-partnerja por pak orë më pas publikoi një fotografi ku shihej bashkë me Loredanën.

 

Bëhet fjalë për kopertinën e albumit të përbashkët që do të publikohet me 24 shtator.

 

Përkundër situatës dhe krízës, e cila nuk dihet nëse do ndryshojë më vonë, artistët treguan se punën e nisur do e çojnë deri në fund.

 

Postimi i plotë i Loredanës:

“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin.

 

Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe téntuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin.

 

Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akùzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabíme në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavàrësisht ndàrjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngrítjet.

 

Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbéshtetur të dyve ne gjatë kësaj kohe. Mozzik lé të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkéqësisht kjo është jeta e vërtetë.”Ridvan Cavus – Loredana & Mozzik

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...