Cilat janë masat e reja anti-Covid që hyjnë në fuqi sot, nga ora policor e deri tek shtyrja e vitit shkollor

120

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të shtunën, ka miratuar masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata.

Gjithashtu, rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00.

Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë me staf esencial deri më 13 shtator.

Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë- kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Këto masa hyjnë në fuqi sot.