A e sheh Arbanën si konkurrente? Luana as që e merr fare parasysh kë ka rivale (foto)

117

Prej kohësh është përfolur për një rivalitet mes dy figurave më të njohura të ekranit, Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit. Sidomos gjatë muajve të fundit për shkak të spekulimeve se kush do të marrë drejtimin e “Big Brother VIP”.

 

Tashmë prej javësh është zyrtarizuar se prezantuesja e formatit do të jetë Arbana megjithatë zërat për një rivalitet mes tyre vazhdojnë. Mirëpo, një postim që ka bërë Luana ditën e sotme duket se është një përgjigje ndaj këtyre lajmeve.

 

“Nuk ka konkurrencë. Je vetem ti përballë teje”, thuhet në thënien e shpërndarë nga Luana. Sakaq, kujtojmë që Vjollca ka paralajmëruar prej kohësh një projekt të ri për të cilin nuk ka dhënë asnjë detaj.