Zi e madhe/ Aktorja e njohur humb të ëmën ditën e dasmës

128

Mamaja e yllit të ‘RHOM’, Alexia Echevarria është ndarë nga jeta për shkak të COVID-19, në ditën e dasmës së saj.

Ylli i “The Real Housewives of Miami”, Alexia Echevarria, zbuloi se nëna e saj ndërroi jetë ditën kur do të martohej me të fejuarin Todd Nepola.

“Herët në mëngjes humba nënën time nga COVID-19. Dy ditët e fundit kanë qenë një lojë emocionale për mua isha në rrugën për t’u martuar me njeriun e ëndrrave të mia kur më duhej të ndaloja gjithçka pasi nëna ime u së mur, “shkroi ajo së bashku me një seri fotografi të saj dhe nënës së saj “Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sime sot ka dalë më e trishtuar.”

Echevarria, tha se nëna e saj ishte një grua me “forcë dhe bukuri”, e cila veproi si “shoqja e saj më e mirë” dhe “psikiatre”. “Nëna ime ishte gruaja që respektohej, admirohej, frymëzohej dhe kështu ishte para kohës së saj,” ndau ajo.