Qytetarja e alarmuar i bën thirrje policisë: Kam frikë se do më lërë mbesën shtatzënë, shteti të veprojë

807

Ndalimi i 34-vjeçarit Eduart Caushaj dhe lënia e tij në b urg, ka bërë që dy gra të sëmura, nëna Vitore, 62 vjeçe dhe motra, Brunilda, 37 vjeçe të mbetet të pambrojtura.

Eduardi, si i vetmi kujdestar i motrës dhe nënës së tij, pasi vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, ka mbetur ne b urg, ndërkohë që motra e Vitores, Dylbere Murgu, apelon për ndihmë. Ajo i trembet faktit që vajza mund të mbetet shtatzënë, ndërsa tregon se familja është pa bukë, pa ujë e drita.

“Djali i motrës time ka rënë në b urg. Ndoshta ka vjedhur një biçikletë, ka qenë i dehur. Janë të dyja nënë e bij të sëmura, me të meta mendore ka 20 vjet. Djali ka qenë shoqerues. Drita nuk kanë, ujë s’kanë, bukë nuk kanë. Ça do të bëhet me këto 2 gra. Ku do t’i çojmë, kush do t’i dali për zot.

Unë nuk i ndihmoj dot se jam larg. Unë kam ardh sot për të qëndruar me to. Këto janë agresive, kanë shkuar në një lokal, kërkojnë bukë. Më tha ky pronari motra juaj është rrugave. Kam shkuar në polici, ata më thonë shko zgjidhini në një tjetër vend. Kam marrë dhe doktorët. Dajli është shoqeruesi i tyre. Si do veprohet me këto. Janë pa ushqime. Kërkuam mos kanë ndonjë lek, nuk kanë asgjë.

Zgjidhjen e ka në dorë shteti. Ose t’i çojnë në spital, ose t’i sjelli ushqime. Djali të lirohet se nuk ka bërë kushedi çfarë. Ka qenë i dehur, ndoshta dhe nga stresi se nuk jetohet me këto dy gra. Unë e kam motër. Ato lekë që marrin, i përdorin për ilaçe. I mbajnë në spital dy javë, pastaj i sjellin ne shtëpi.

Ua patën heq kempin fare. 300 mije lekë marrin gjithsej, ato i përdorin për ilaçe. Unë jetoj në Bulqizë jam larg. Jeta e tyre eshte e rrezikuar. Kam gjetur dy netë atë burrin këtu, këta ja dinë emrin shumë mirë se kush është.

Për çfarë rri ti këtu i thashë mes dy grave të sëmura. Jo se kam denoncuar se isha te gjykata. Kam kërkesë për shtetin që të marrin vajzën. Kemi ardhur dhe kemi gjetur një burrë brenda, nuk isha në gjendje ta filmonim. E deklaroj hapur. Mund të ngelet vajza shtatzanë. Është 37 vjeçe, ndërsa motra nuk ngelet dot se është e vjetër. Vajza të rrijë në spital përgjithmonë”, bëri apel motra e grave me probleme mendore.

Dylberja i bën apel shtetit që dy gratë të shoqërohen në spital, pasi jeta e tyre, nëse qëndrojnë jashtë është në rrezik.

Edhe pse nënë e bijë janë kuruar dhe kanë qenë në spitalin psikiatrik, kanë qëndruar nën kujdesin e mjekëve për një kohë të shkurtër.

Dy gratë e sëmura, në pjesën me të madhe rrinë në rrugë e për më tepër janë edhe agresive. Djali i shtëpisë, Eduardi, u ndalua nga policia pasi akuzohet për vjedhjen e një biçiklete në date 21 gusht të këtij viti, ndërsa këtë të shtunë nga gjykata e Fierit i është dhënë edhe masa “a rrest me b urg”. Familja në fjalë jeton mes vështirësive të medha ekonomike në lagjen ’29 Marsi’ në Patos, njohur ndryshe si ‘Transporti’.