Fileto levreku, lajthi e karamelizuar dhe çfarë tjetër? Zbulohet menuja e darkës që shtroi Rama për socialistët

Deputetët e Partisë Socialiste që sapo mbyllën mandatin dhe ata që do ta nisin në muajin shtator kanë konsumuar një darkë me bazë peshku me kryeministrin Edi Rama.

Panorama ka publikuar menunë e restorantit, ku shihen detaje në lidhje me pjatat e socialistëve. Si antipastë është servirur salmoni i tymosur, ndërsa për pjatë të parë, grupi rozë ka konsumuar karkalecin e egër me salcë “teriyaki”.

Pjata kryesore përmbante fileto levreku të egër me krem qiqrash, ananas të thatë dhe humus ulliri. Në fund të darkës nuk ka munguar as ëmbëlsira, e cila ka qenë një tortë me çokollatë dhe lajthi e karamelizuar.

Kjo darkë u shtrua pas fjalës së kryesocialistit në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku vetë Rama shtroi objektivat e kabinetit të ri që pritet të formohet javën e ardhshmë dhe rikonfirmoi në detyrë Elisa Spiropalin e Taulant Ballën, në të njëjtat pozita.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...