E TRISHTË! Aksidenti me 5 humbje jete, çifti i të moshuarve që humbën jetën u gjetën të përqafuar me njëri-tjetrin

Drita dhe Fiqiri Koçari, çifti i të moshuarve që humbën jetë nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë tre ditë më parë,

ishin nisur nga Skrapari për të bërë pushimet në Sarandë, shkruan newsbomb.al. Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas me një fuoristradë dhe doli nga rruga.

Fatkeqësisht, çifti i të moshuarve, respektivisht 72 dhe 77 vjeç, humbën jetën bashkë me 3 persona të tjerë. Pushimet në Sarandë për ku ata ishin nisur, mbetën në kthesat fatkeqe të Qafë Muzinës, aty ku dhe u ndërpre në mes jeta e Drita dhe Fiqiri Koçarit.

Historia bëhet edhe më e trishtë, teksa mësohen detaje të reja. Nga grupi i zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje pasditen e 26 gushtit 2021, burrë e grua janë gjetur të përqafuar në një nga sediljet e fugronit më të cilin po udhëtonin, shkruan newsbomb.al. Prej 55 vjetësh ata ishin të martuar dhe tre fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë.

***
Kujtojmë se, në aksident humbën jetën shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, dhe 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva.

Ndërkohë që të plagosura kanë mbetur Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka (drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...