A është vërtet aq e pasur sa thonë? Greta Koçi shuan kureshtjen e të gjithëve

Këtë javë, Greta Koçi, u shfaq me dy unaza në gisht, duke shtuar akoma më shumë dyshimet se i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar në fshehtësi me partnerin e saj. Këngëtarja tashmë po jeton në Vjenë, ndërsa në Tiranë kthehet për të takuar familjen e saj.

Ndonëse detajet tregojnë se Koçi mund të jetë martuar, ajo vetë nuk ka deklaruar ende asgjë dhe si duket nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Ditën e djeshme, teksa fliste me ndjekësit në Instastory, dikush e pyeti: “A do jesh gjithmonë kaq e prerë për jetën tënde? S’na tregove asgjë moj Greta”.

Greta shkroi: “PO! Jeta ime private do të mbetet gjithmonë e tillë, është diçka e imja, të cilën nuk do ta bëj kurrë publike”.

Tashmë që artistja është në një marrëdhënie, ndjekësit janë kuriozë të dinë nëse dëshiron të bëhet nënë e madje edhe se sa fëmijë do të donte të kishte.

“A ke dëshirë të bësh binjakë?”, e pyeti një ndjekëse, së cilës Greta iu përgjigj: “Pse jo”. Pyetjet për fëmijët nuk mbaronin me kaq, pasi një tjetër i shkroi: “Djalë apo vajzë, ça do doje fëmijë të parë?”.

Për këtë Greta tha: “Fëmijët janë bekim nga Zoti… Nuk dua të mendoj për gjininë, por për shëndetin e plotë kur të vijë ajo periudhë”.

Përveç këtyre, një ndjekëse tregoi se ëhstë shumë kurioze të dijë nëse këngëtarja është “e pasur”. Greta vendosi të përgjigjej, duke shkruar: “Kam aq sa i duhet njeriut për të jetuar i lumtur dhe i qetë. Asgjë më tepër se kaq”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...