“Unë e dua dhe ai më do”, gruaja dashurohet me një shimpanze, por nuk e lejojnë të shijojë dashurinë e saj

344

Një grua e quajtur Adie Timmermans ka qenë një vizitore e rregullt në kopshtin zoologjik në Blegjikë dhe është lidhur shumë me një shimpanze që e takonte rregullisht për 4 vite me radhë.

Ajo është shprehur se ka rënë në dashuri me shimpanzenë 38 vjeç, por ky lajm nuk është pritur mirë nga drejtori i kopshtit zoologjik duke ia ndaluar asaj vizitat.

Gruaja pretendon se ajo dhe Chita do të mërziten shumë nëse nuk do shiheshin më kurrë.

Thuhet se Adie tha: “Unë e dua atë kafshë dhe ai më do mua. Unë nuk kam asgjë tjetër. Pse duan ta largojnë nga unë?”

Gjatë takimeve të tyre kishte puthje përmes xhamit mbrojtës së shimpanzeve. Drejtuesit e kopshtit zoologjik janë shprehur se Chita është me shimpanzetë e tjera shumicën e ditës dhe ai duhet të shoqërohet sa më shumë.

Një kafshë që është shumë e fokusuar tek njerëzit është më pak e respektuar nga bashkëmoshatarët e saj. Ne duam që Chita të jetë shimpanze si të tjerët. Ai duhet të rrijë me grupin e tij dhe t’i japim shansin për të qenë i lumtur”, është shprehur ai.

Raportohet se Chita u rrit si kafshë shtëpiake dhe iu dhurua kopshtit zoologjik kur u bë shumë i madh dhe i pakontrollueshëm. Që atëherë ai nuk është përshtatur lehtë me shimpanzetë e tjera dhe ka pasur përleshje përfshirë një ku ai plagosi shpinën në vitin 2008.

Kopshti zoologjik ka thënë se Adie nuk do të jetë e mirëpritur në kopshtin zoologjik nëse vazhdon të shohë Chitën, por Adie nuk mendon se po bën ndonjë gabim.

“Chita është 38 vjeç dhe është mësuar me njerëzit që në moshë të re. Mesatarisht, shimpanzetë jetojnë deri në 40 vjeç, kështu që sjellja e tij nuk do të ndryshojë tani”, është shprehur Adie.