Sëmundja e rëndë i merr jetën artistit të njohur shkodran, Shpëtim Saraçi e përcjell me fjalë të ndjera

Kompozitori Shpëtim Saraçi i ka dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij, dirigjentit Kujtim Alija përmes një dedikimi prekës në rrjetet sociale.

Saraçi shkruan se ka qenë fat i madh bashkëpunimi ndër vite me të dhe kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për të gjithë.

“Ky kujtim i fundit do te na mbetet përjetë në zemër shoku jonë i paharrueshëm Kujtim Alija.

I pakrahasueshëm kontributi jot në breza.

Fat i madh për ne me jetu dhe bashkëpunu me ty ndër vite.

E forcoftë Zoti familjen e shkëlqyer.

Ne asnjëherë nuk do te harrojmë.

Zoti i madh te mëshiroftë.

Do të na marri malli shumë.

Lamtumirë shok.”, shkruan Saraçi.

Kujtim Alija u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 60-vjeçare pas një sëmundje të rende nga e cila vuante kohëve të fundit.

Dirigjenti i njohur shkodran, ishte organizator për shume vite i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve si dhe drejtues i Qendres Kulturore të Fëmijëve në Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...