Najada Çomo dha dorëheqjen, reagon Luljeta Bozo dhe tregon vendimin e saj

Pas lënies së mandatit të deputetes nga Najada Çomo, jo të paktë kanë qenë zërat që filluan të hamendësojnë se një veprim të tillë me shume mundësi do ta bëjë edhe deputetja e zhdehur e PS-së në Tiranë, Luljeta Bozo.

Mirëpo, Bozo thotë se po e pret me padurim sesionin e ri parlamentar dhe nuk ka ndërmenn kurrësesi që të tërhiqet.

“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen nga mandati i deputetit. Njerëzit kanë shumë dëshirë të merren me thashetheme, mua më shtruan në Sanatorium, më bënë me COVID19, sikur isha duke vdekur etj. Unë shyqyr që nuk kam ‘Facebook’ dhe nuk i marr vesh këto lajme dhe i marr vesh më vonë nga njerëzit dhe shqetësohem më pak. Por, kush nuk ka punë do merret me llafe.

Por meqenëse më pyetët nëse do të jap dorëheqjen, po ju them se unë nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen hë për hë. Unë nuk kam filluar punën ende, si mund të jap dorëheqjen?! Të filloj njëherë punën dhe pastaj shohim…”, tha zonja Bozo për Panorama.

Ish-pedagogia kërkuese e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, e cila luajti një rol protagonist prej specialisti, duke qetësuar qytetarët për qëndrueshmërinë e godinave pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, tha dje se dorëheqja e koleges së saj, Najada Çomo ishte një vendim personal për të cilin nuk mund të komentonte asgjë.

“Nuk e di, unë dje e mora vesh kur dëgjoja Kryeministrin në “Neës 24” te fliste në mbledhjen e qeverisë, por unë mendoj se dorëheqja është një vendim personal i gjithkujt. Duhet pyetur i zoti i punës, zonja Çomo për këtë vendim”, tha zonja Bozo.

Si deputetja më e vjetër në moshë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, zonja Bozo pritet të hapë seancën e parë plenare të kësaj legjislature.

“Nuk e di, kështu më thonë shumë dashamirës këtu në Vlorë ku jam duke bërë pushime, të njohur më thonë, kur do ta hapësh Parlamentin. Unë ende nuk kam marrë një lajmërim për të shkuar në seancë dhe për të më thënë se unë do jem deputetja që do të hap seancën”, u shpreh zonja Bozo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...