“S’kam ndonjë djalë me emrin Gerian” U tha se i biri iu plagos me thikë, reagon Mustafa Nano

Pas disa lajmeve që qarkulluan në portale se djali i tij është plagosur me thikë ditën e mërkurë në Tiranë, ka ardhur dhe reagimi i analistit Mustafa Nano.

Ky i fundit thekson se ai nuk është baba i një djali 34 vjeç me emrin Gerian, siç u raportua në media.

Madje Nano nuk ndalet me kaq, duke paralajmëruar dhe padi në rast se lajmi nuk hiqet.

Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë”, shprehet analisti ndër të tjera.

MESAZHI I PLOTE:

“Fake news!!! Ka qysh dje që një numër portalesh, të Shqipërisë e Kosovës, kanë nxjerrë një lajm me titull “Plagoset me thikë i biri i Mustafa Nanos”. Unë nuk kam ndonjë djalë me emrin Gerian. 

Nuk kam as ndonjë djalë 34 vjeç. Është një lajm krejt i rremë, i sajuar kotmëkot bazuar te mbiemri Nano. Dhe e bukura është se edhe mbiemri i të plagosurit nuk është Nano.

Por është Mano. Dhe kjo e bën gabimin edhe më të pafalshëm. Është një lajthitje që nxjerr në pah edhe një herë papërgjegjshmërinë e disa reporterëve, që bëjnë lajme (ose marrin lajme nga njëri-tjetri) pa bërë asnjë lloj verifikimi, duke shmangur edhe mundimin e një telefonate. Turp!

Ka ende disa portale që e mbajnë këtë “fake news”. Ju bëj thirrje ta heqin urgjentisht. Në mos, do t’i çoj në gjyq, ku alibia se “e morën nga të tjerët” nuk do t’u vlejë”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...