Rudina Magjistari publikon foton e veçantë me rastin e ditëlindjes së saj. E dini sa vjeçe është moderatorja e dashur nga të gjithë?

Sot, moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari, feston 46-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë ajo ka publikuar një fotografi kur ka qenë vetëm 4 vjeç dhe ndër të tjera ka uruar të gjithë ata që kanë lindur në të njëjtën ditë me të.

Rudina Magjistari është një nga ikonat e televizionit shqiptar. Shumë vite në ekran e kanë bërë figurë shumë të dashur për publikun. E në fakt janë jo pak, por 30 vite. Për herë të parë, kur ishte vetëm 15 vjeç, në 31 dhjetorin e fillim-viteve ‘90, iu besua prezantimi i programit të fundvitit krah Koço Devoles. Më tej spektakle të TVSH-së, disa festivale dhe kur u krijua televizioni Klan nuk u shkëput më prej aty.

Si fillim, e pamë në festivaleve të muzikës popullor, në ‘Taxi e rezervuar’, dhe për disa sezone drejtoi ‘Të kam zemër’, një program surprizash. Më pas, Rudina nisi programin e pasdites, që e drejton edhe sot dhe mban emrin e saj.

“Në fakt, ndonjë foto që lajmëronte ditëlindjen time, e kam postuar gjithmonë pasi ka kaluar dita, mundësisht nuk do postoja fare, por më doli përpara syve rastësisht dje kjo vajza e vogël 4-vjeçare, duke pozuar e lumtur në një lulishte në kryeqytet dhe… Happy Birthday të gjithëve atyre, që kanë ditëlindjen sot!”, ka shkruar ajo krah fotografisë së rrallë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...