Qytetarët e ngacmojnë me mesazhe, Erion Braçe nis “urimet me libër shpie”: Rracën dhe pa asnjë mungesë…!

243

Mesazhet më sipër i publikon ish-kryeministri Sali Berisha, dhe thotë se numri dy në Qeverinë Rama, Erion Braçe,

ka share komentuesit. Kjo në fakt nuk është hera e parë, pasi edhe më herët zv.kryeministri është ngacmuar me mesazhe nga qytetarët dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Këtë herë, bie në sy fjalori i përdorur nga Erion Braçe. Në një rast ai ofendon rëndë një qytetar/e, duke i shkruar:

Qytetari: Pa fije turpi me shave me rob dhe ma bere bllok. Fundrrin

Braçe: Hale si ty kane vertet mbiemrin qe meritojne; edhe nje here rracen dhe pa asnje mungese, hale!!

Qytetari: Nje zavendes kryeminister si ti

Në një rast tjetër, një vajzë pretendon se është ofenduar nga Erion Braçe pasi ka komentuar për cilësinë e rrugëve në Lushnjë. Ajo thotë se zv.kryeministri i hapur profilin dhe pasi i ka parë fotot, i përgjigjet: Më mirë se të frysh buzët para pasqyrës së telefonit është.