Pas sherrit të bujshëm, Ilda Bejleri dhe Shakohoxha në garë të fortë për …

101

Dikur ishin kolegë.

Për më shumë se një dekadë, Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha punuan në DigitAlb – Supersport, njëri si Drejtor e tjetra si figura kryesore e emisioneve sportive.

Por, diçka ndryshoi dhe tensioni u lexua dy vite më parë nga portalet.

Mes tjerash u tha se Dritani e hoqi Ildën nga puna, gjë që u mohua nga ish-Drejtori.

Tashmë për të dy, për arsye të ndryshme, kapitulli i DigitAlb është i përmbyllur por jeta i ka sjellë sërish në situatë ku do jenë përballë njëri tjetrit.

Besoni ose jo, të dy kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas më shumë se 20 vitesh i pakonkurencë, Armando Duka do të rivalizohet nga prezantuesja, ish-komentatori sportiv dhe Selami Jenishehri e Suljeman Starova.

Posti i Presidenti të Federatës Shqiptare të Futbollit ka një mandat 4-vjeçar. /Prive.al