Pas sherrit mes tyre që bëri, Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha sërish përballë njëri-tjetrit, këtë herë në një garë për këtë post të rëndësishëm

190

Kohë më parë Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha patën një sherr që shkaktoi bujë të madhe në media.

Asokohe të dy ata ishin pjesë e “Supersport”, Shakohoxha si drejtues, ndërsa Bejleri si moderatore e emisioneve më të rëndësishme sportive.

Më vonë Ilda u largua nga “Supersport” dhe në media u tha se vendimin për pushimin e saj nga puna e kishte marrë Dritan Shakohoxha. Ky i fundit e mohoi lajmin, ndërsa Ilda nuk i kurseu disa thumba pas largimit nga puna.

Tashmë as njëri e as tjetri nuk janë më pjesë e “Supersport” dhe kanë ndjekur rrugë të ndryshme në karrierën e tyre. Mirëpo duket se Ilda dhe Dritani do të përballen sërish me njëri-tjetrin. Së fundmi është mësuar se të dy ata kanë zyrtarizuar kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kreu aktual i FSHF-së, që ka qenë i pakonkurrueshëm për 20 vite me radhë, por do të rivalizohet këtë herë nga moderatorja dhe ish-komentatori sportiv.

Në fakt Beljeri dhe Shakohoxha nuk do të jenë të vetmit që do të konkurrojnë për kreun e FSHF-së. Është mësuar se bashkë me ta do të konkurrojnë edhe Sulejman Starova dhe ish-deputeti Selami Jenisheri.

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në shkurt të 2022-s, por ethet e garës duket se kanë nisur që tani.