“Nuk ka dua, s’dua” Rama paralajmëron vaksinim të detyrueshëm për …

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vaksinim të detyrueshëm për studentët dhe pedagogët.

Sipas Ramës, duke parë rritjen e infektimeve për shkak të variantit “Delta” të koronavirusit, mund të ketë në vijim vaksinim të detyrueshëm për studentët dhe personat që futen në auditorë.

Rama ka thënë se do bazohen edhe me veprimet që po ndërmarrin shtet të ndryshme të botës lidhur me vaksinimin. Po ashtu Rama paralajmëroi se edhe pedagogët do e kenë të detyruara vaksinimin.

Kryeministri ka thënë se për ata persona që nuk e bëjnë vaksinën nuk do të lejohen të hyjnë në auditor dhe zgjedhja do të bëhet nga ata.

Edi Rama: Bëhet fjalë për të kufizuar këtë dritare kohe. E dyta është me rëndësi dhe duhet të komunikojmë me rektoratin mund të vijë momentin duke pas parasysh se çfarë po ndodh dhe rritjen e numrave. Duke pasur parasysh variantin e ri Delta. Mund të vijë momenti që studentët, që hyjnë në auditorë të jetë i detyrueshëm.

Duhet të aplikohet vijimësisht që në mënyrë që nëse vjen momenti të mos ketë dua apo nuk dua. Sepse të gjithë ata është përgjegjësi. Së të tjerët nuk mund ti marrin në qafë.

“Nuk mund të kemi një përshkallëzim dhe pastaj të shkojmë në masa që nuk mund të kthehen kurrë në Shqipëri. Edhe për pedagogët duhet bërë e njëjta gjë. Studentët dhe pedagogët që hyjnë në auditore kanë përgjegjësi. Vaksina bën që ta kalosh më lehtë. Askush nuk ia ka borxh dikujt të shkojnë në spital sepse dikush thotë nuk dua. Mund të mos e bësh, por rri jashtë, nuk futesh në auditor.

Mund të vij momenti që për disa kategori të bëhet e detyrueshme dhe këtu, se tjetër gjë për atë që rri në shtëpi, por kush ka punë apo aktivitete të tilla që është në kontakt me njerëzit e tjerë në distanca të afërta nuk mund të thotë s’dua, ose të thotë s’dua por të tërhiqet nga ai ndërveprim deri sa të jetë virusi vërdallë”” ka shtuar më tej Rama.

Kujtojmë se prej disa ditësh në vendin tonë kemi pasur një shtim të rasteve të infektimit me Covid-19. Ndërkohë prej disa muajsh varianti Delta është prezent në vendin tonë dhe shihet si një nga faktorët kryesor të shtimit të infektimeve. Ditën e djeshme, u mblodh Komiteti i Ekspertëve të cilët vendosën që të mos i ndryshojnë rregullat, por bënë apel të fortë që qytetarët të vaksinohen për të shmangur një përkeqësim të shifrave të koronavirusit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...