Çfarë ndodhi? Atdheu e Mevlani përfundojnë në të njëjtin spital, Antonela shkon aty: Pavarësisht të gjithave të qëndrova afër

302

Përmes disa postimeve në “Instastory”, Atdhe Xharavina dhe Mevlan Shaba, kanë zbuluar se kanë përfunduar të dy në spital. Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” ishin në të njëjtin spital dhe po bënin serum. Edhe pse dukej se nuk kishin raporte të mira me njëri-tjetrin, ata kanë postuar në “Instastory” video ku shfaqen së bashku. I pari që postoi ishte Atdheu, i cili ka filmuar Mevlanin të shtirë në shtratin e spitalit dhe shkruan me humor: “Ca të bo dashuria”.

Më pas Mevlani poston një video ku tregon Atdheun në shtratin e spitalit, ku edhe për vete shprehet se e ka nga dashuria.

“Kush ta ka bërë ty dëmin”, e pyet Shaba, Xharavinën, i cili i përgjigjet: “E me e dit ti kush”.

E për t’i vizituar në spital ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila kur shkoi pranë tyre u tha me humor: “Erdhi vaksina”, e Mevlani i përgjigjet: “Mos i ke fut ndonjë helm aty brenda”.

Ndërsa në një postim tjetër ajo thotë se Mevlani u emocionua, ndërsa ai i kthehet: “Po qaj edhe unë si ti dikur në emision, me lot krokodili”.

Pasi dolën nga spitali, Antonela shfaqet duke udhëtuar me makinë me Mevlanin dhe i thotë: “Pavarësisht të gjithave të qëndrova afër. E nxora nga spitali”.