Alketa Vejsiu zbulon detaje nga emisioni i saj i ri. Do të jetë çdo ditë, protagonistë ata që duan duan dashurinë dhe ata që duan famën

131

Tashmë që “Love Story” përfundoi, është menduar edhe për “Love Story 2”. Moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu, ka treguar edhe më herët se programi do të rikthehet me një tjetër strukturë.

Në sezonin e dytë të këtij programi dating nuk na pret më vetëm një protagonist, por dy! Do të jenë një djalë dhe një vajzë. Secili prej tyre do të ketë 10 meshkuj (vajza) dhe 10 vajza (djali), për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të jetuar paralelisht “përrallat” e tyre të dashurisë.

“Këtë sezon do doja të kishim pasur dy protagonistë, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vetë.”- ka treguar Alketa më herët.

Kësaj here, “Love Story 2” do të jetë një program i përditshmëm, që do të na shoqërojë çdo ditë të javës në ekran.

“Këtë vit edhe me Daily Love Story. Çdo ditë në ekran”- shkruan Alketa krahas postimit në InstaStory.

Ky edicion i dytë s’do t’i dedikohet vetëm dashurisë, por edhe famës. Ndaj, në “Love Story 2” mund të marrin pjesë edhe ata që duan të bëhen të famshëm, të promovojnë bizneset e tyre apo të përjetojnë histori dashurie si nëpër filma, të rrethuar gjatë gjithë kohës nga kamerat dhe gjithmonë në sytë e publikut.

Gjithashtu, “Love Story 2” do të hapë dyert edhe për personat që kërkojnë eksperiencë televizive.