Tre viktima për 24 orë/ Mes tyre një 20-vjeçar, ja situata nga pandemia në Shqipëri

150

Situata nga pandemia në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese.

Gjatë dy ditëve të fundit infektimet kanë qenë mjaft të larta, ndërkohë e njëjta gjë ka ndodhur dhe sot me numrin e viktimave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 7725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 844 qytetarë, në këto bashki:

246 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz,

19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë,

Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar.Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 20 vjeç nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora.