Shqipëria rrezikohet nga shpërthimi i fruthit, ISHP: Mbulesa vaksinale ka rënë në 91%

Referuar të dhënave të bëra publike në raportin e INSTAT për Treguesit e Shëndetit Publik, për vitin 2020 rezulton se nga vaksinat të cilat janë të detyrueshme për fëmijët në vendin tonë, që janë pjesë e kalenadarit të vaksinave, mbulesa vaksinale është mesatarisht në nivelet mbi 97 % duke përmbushur kështu dhe kriterin bazë, ku çdo antigen vaksinal duhet të jetë mbi 95 përqind në nivel kombëtar.

 

Në raportin, shkruhet se përjashtim bën vetëm grupi Fruth-Rubeolë dhe Parotit, me mbulim 91 përqind. Ky grup vaksinash, në vitin 2020, ka rënë me 4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

 

Sipas ekspertëve të vaksinimit, ulja e mbulesës vaksinale në rang kombëtar e vaksinës është shumë e lartë pasi në vitin 2018 që rezulton dhe si vitit më i keq, ku mbulesa ra nën 95% dhe arriti në 94.1% pati shpërthime të shumë rasteve të fruthit te fëmijët e pavaksinuar. ReferuarISHP u identifikuan rreth 800 raste me fruth dhe dy fëmijë të humbën jetën.

 

Nga viti në vit numri i fëmijëve të pavaksinuar ka ardhur gjithnjë e në rritje kjo për arsye se shumë prindër kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, nga frika e efekteve anësore duke e lidhur një fakt të tillë kryesisht me autizmin. Fruthi mund të parandalohet me dy doza të vaksinës që injektohen në moshë 1 dhe 5 vjeç.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...