‘Politraumë e thyerje të gjymtyrëve’/ Detaje nga autopsia, çfarë e shkaktoi vdek jen e 18-vjeçares

Raporti paraprak i autopsisë, së vdekjes së 18-vjeçares nga Ferizaj, M. Osmani, ka zbuluar se në trupin e të ndjerës është ushtruar keq trajtim i madh duke i shkaktuar politraum e thyerje gjymtyrësh.

 

Kështu ka bërë të ditur Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, e cila zbuloi, se në atë certifikatë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së 18-vjeçares, ka të bëhet me disa trauma.

 

”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka certifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike.

 

Certifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë.

 

Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje,

 

ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Balaj për mediat në Kosovë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...