Ishte pa patentë/ Ndaloi në mes të rrugës në Astir duke bërë video me shoqet, ja si e pëson shoferja 21 vjeçare

177

Gjobitet dhe shoqërohet për në komisariat shoferja 21 vjeçare e cila bllokoi dje trafikun në Astir për të bërë video në Tik-Tok para makinës që po udhëtonin.

E reja rezultoi pa leje drejtimi dhe u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën “Teodor Keko” dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të, kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë,

pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi”, thotë policia.