HISTORIA E ITALIANIT, RRETH BOTËS ME NJË VESPA

Nga Senad Nikshiqi

Ky është Ilario Lavarra. Italiani është 39 vjeç dhe ka shëtitur 102 shtete të botës me një motor të vogël Vespa të vitit 1968.

Ilario bëhet kështu personi i dytë në botë i cili ka përshkuar kaq shumë shtete të botës me një Vespa. Sëfundmi Ilario ka mbërritur edhe në Shqipëri në turin e tij rreth botës me dashurinë e përjetshme, Vespan.

Pas Tiranës 39 vjeçari ka zgjedhur Shkodrën për të qëndruar pak ditë. Ilario në katër vitet e fundit nuk është ndalur aspak duke përshkuar përveç shteteve të Europës edhe Afrikën, Azinë ndërsa 10 vite më parë përshkoi 21 shtete të Amerikës.Ilario tregon vendet e bukura por edhe të çuditshme.

Vështirësitë janë gjithnjë të pranishme kur përshkon botën me një motor Vespa 53 vjeçar. Kjo foto është udhëtimi i Ilarios në një rrugë prej 100 km të gjatë e mbushur me ujë që u desh ta bënte në këmbë duke tërhequr edhe motorrin.

Kjo tabelë tregon se hienat janë të pranishme por Ilario rrezikoi në udhëtimin e tij apo edhe prania e këtij elefanti në një udhëtim tjetër. Nata më e rrezikshme është kur Ilario ndodhej në Afrikë dhe tre luanë i shkuan për vizitë në mes të natës tek çadra ku po flinte.

Asnjëherë shtetet nuk janë ashtu siç i mendon. Nigeria dhe Kameruni kanë surprizuar Ilarion. Italiani që po bën realitet ëndrrën e tij për të shëtitur botën me një motorr thotë se defektet e Vespës i riparon vetë.

Kur COVID-19 mbërtheu botën dhe askush nuk dilte në rrugë, Ilario ndodhej në Iran. Aty iu desh të qëndronte për 8 muaj.

Italiani ndodhet për herë të parë në Shqipëri ndërsa qyteti që i pëlqeu më shumë është Shkodra ku kaloi tre ditë me grupin e Vespave ndërsa bënë një udhëtim të gjithë bashkë nga qendra deri në Shirokë.

Prej katër vitesh nuk ka shkelur në Itali ndërsa tregon se çfarë i mungon më shumë.
Ilario ka një mesazh teksa thotë se popujt kudo në botë janë të dashur. Italiani që shkeli 102 shtete në total thotë se bota është më e bukur se nga çfarë shfaq media ndërsa i fton të gjithë që të udhëtojnë.

I pyetur se çfarë do të bëjë pasi të vizitojë të gjithë shtetet e botës Ilario e ka një përgjigje.

Ilario Lavarra i cili ka marrë famë në shumë shtete të botës për udhëtimet e tij të bukura por edhe interesante në vendet më të çuditshme nuk ka asnjë plan afatgjatë.

Italiani thjeshtë jeton momentin dhe shijon pafund udhëtimet e tij të gjata, bukuritë natyrore në vende të pashkelura apo edhe kulturat e historitë e pafundme të popujve! Përveçse një frymëzim për të gjithë italiani me eksperiencën e përjetuar është më shumë se një libër!

https://fb.watch/7C0f_EqWO-/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...