Fotografia rrënqethëse në Afganistan/ 11-vjeçarja pozon krahas bashkëshortit të saj të ardhshëm

679

Shokon fotografia që është bërë virale orët e fundit. fotoja në fjalë është nxjerrë për National Geographic nga Stephanie Sinclair dhe daton që nga viti 2005.

 

“Një vajzë 11-vjeçare në Gour të Afganistanit, është ulur pranë të fejuarit të saj i cili vlerësohet të jetë rreth të 40-tave, në ceremoninë e fejesës, pak para dasmës së tyre në 2005,” shkruan fotografja në postimin e saj në rrjetet sociale.

 

Edhe pse 16 vjet më parë fotoja është ende aktuale, pasi njerëz nga mbarë bota pyesin vetën çfarë do të ndodhë me gratë dhe vajzat afgane kur talebanët të marrin plotësisht qeverisjen e vendit, vëren ajo.

Sinclair thekson se 20 vjet pas ndërhyrjes së forcave amerikane në vend falë të cilave talebanët u larguan asokohe nga pushteti, bota po bëhet dëshmitare e shtypjes të së drejtave të grave dhe vajzave. Menjëherë pasi talebanët u kthyen në pushtet, nisën raportimet për keq trajtim kundër grave, rrëmbimet dhe martesat e detyrueshme të vajzave të vogla.

 

Fotografja vijon duke cituar një gazetare afgane: “Zemra ime është ndarë në mijëra copëza. Për shekuj me radhë ne kemi qenë viktima të luftës – gjatë fëmijërisë, gjatë adoleshencës madje edhe kur u bëmë nëna. Ne nuk duam të jemi skllave. Ne nuk duam që këto 20 vjet përparim të humbasin” .