Fluks i madh udhëtarësh në Rinas/ Qytetarët të shkujdesur, nuk respektohen rregullat anti-Covid

116

Radhë të gjata pritje janë krijuar mëngjesin e sotëm në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

 

Janë qindra qytetarë që presin të grumbulluar brenda ambienteve të aeroportit, pa ruajtur distancën fizike dhe pa maska mbrojtëse.

 

Fluksi mendohet se ka ardhur nga kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës pas pushimeve në Shqipëri.