Shqipërinë e ka bekuar Zoti, gazetarët gjermanë qëndruan 9 ditë në vendin tonë dhe në fund mbetën të …

Këto 9 ditë, isha shoqërues i ekipit të TV ndërkombëtar gjerman ARTE TV, ku gazetarja e mirënjohur ndërkombëtarisht Ines Possemeyer dhe ekipi i sajë ishin në Curraj të epërm të Tropojës”.

Kështu ka rrëfyer studiuesi i natyrës dhe pedagogu Abdulla Diku, që i shoqëroi ata dhe solli fotografi të mrekullueshme nga ai udhëtim.

“Kaluam 9 ditë të jashtëzakonshme duke dokumentuar vlerat natyrore të një prej zonave më të bukura të Alpeve shqiptare dhe gjithë trojeve tona, – tregoi ai. –

Një masiv me pyje të vjetër ahu, ujëvarat e shumta të lumit të Plasë (rreth 3 orë larg mbi fshatin Curraj i epërm), burime ujore dhe pyje mistike, malet e larta, trofta me pika të kuqe, uji i pastër kristal i lumit,

fshati Curraj i epërm dhe jeta atje, puna kërkimore dhe shkencore që Universiteti i Shkencave të Jetës në Pragë (Fakulteti i Pyjeve) po bën prej 5 vitesh për pyjet e vjetër të Ahut në Curraj të epërm etj. ishin subjekt i filmimeve të shumta dhe intervistave. Disa kuriozitete nga aktiviteti 9 ditor;

Puna për realizimin e domumentarit ishte planifikuar me kujdes nga ekipi gjerman, 3 muaj përpara. Nuk pati asnjë devijim nga plani i përgatitur!

Përpara se të shkonim në zonë, shpenzova 6 orë në Tiranë për të gjetur 100 ml larës enësh të bio-degradueshëm (me kërkesë të ekipt televiziv gjerman).

U bënë rreth 2000 minuta filmime nëpër zonë. Për çdo ditë, ekipi televiziv ka ecur rreth 3-4 orë në këmbë.

Ekipi kaloi 6 net në kamp, me çadër. Mbeturinat e kampit pasi udhëtuan me ne për 3 orë në këmbë, u depozituan në koshat e plehrave në Vaun e Dejës, rrugës së kthimit për në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...