Mes shumë bashkëpunimeve me këngëtarë të njohur, Dafina do sjell edhe një të tille me ‘rivalen’ e saj

127

Prej kohësh Dafina Zeqiri ka njoftuar se ka përgatitur një album të ri, të cilin fansat po e presin me padurim prej muajsh. Këngëtarja ka zbuluar ditë pas dite detaje nga albumi që mban titullin “Dafinë Moj”. Ajo ka treguar se ka realizuar një sërë bashkëpunimesh për të, përfshirë me reperë të famshëm si Lyrical Son, Mc Kresha, Buta dhe Lumi B.

 

Por duket se surprizat nuk kanë përfunduar ende. Ditën e sotme Dafina ka zbuluar çdo detaj për albumin e saj, duke përfshirë të gjithë titujt e këngëve dhe duetet që ka realizuar për të.

 

Mes tyre bie në sy fakti se Dafina do të sjellë edhe një bashkëpunim me Tunën. Kjo është hera e parë që këngëtaret bashkojnë sërish forcat pas armiqësisë së tyre që zgjati për disa vite. Kënga e re e artisteve do të mbajë titullin “Sunny Hill”, ndërkohë që nuk dihet ende se kur do të publikohet. Më herët Tuna dhe Dafina kanë bashkëpunuar me reperin 2po2 për hitin e famshëm të vitit 2010-të, “Vibe”.

 

Ashtu siç kishte premtuar, Dafina Zeqiri ka realizuar edhe një këngë me nënën e saj, Melihate Zeqiri, e cila ka qenë këngëtare shumë vite më parë. Po ashtu ajo ka bashkëpunuar edhe me partnerin e saj, Dj Geek e artisten tjetër Argjentina Ramosaj. Në total Dafina numëron 14 këngë për albumin e ri dhe 10 prej tyre janë duete.