Kërcyen në mes të autostradës, e pësojnë keq dasmorët nga Laçi

169

Policia ka ndëshkuar krushqit që u shfaqën duke kërcyer në mes të autostradës Lezhë-Mamurras.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë proceduar penalisht 4 drejtuesit e mjeteve, që sipas policisë penguan lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera duke bllokuar rrugën me mjetet e tyre të përgatitura për një ceremonie martesore dhe prishën rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.