“Është plazh publik këtu?! Epo merri këto dhe gris b*thën”, VIDEO: Del përsëri në skenë Mihal Kokëdhima, debaton me pushuesit në Porto Palermo

283

Mihal Kokëdhima del përsëri në skenë. Biznesmeni nga jugu që dy vite më parë “pushtoi” gjithë mediat vendase dhe ato rajonale për shkak se u ngjit në makinën e disa turistëve spanjollë dhe i kërcënonte, sepse pretendonte se ishin larguar pa paguar.

 

Së fundmi, JOQ Albania ka shpërndarë një video tjetër të regjistruar në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima debaton me dy familjarë të cilët kishin shkuar në plazhin e tij. Mesa kuptohet nga pamjet, dy personat debatojnë me Kokëdhimën pasi kanë marrë shezlongët dhe çadrën e tij të plazhit.

 

Vetë biznesmeni dëgjohet të thotë se plazhi është publik, por pushuesit kanë marrë pa leje çadrën dhe shezlongun e tij. “Është plazh publik këtu?! Epo merri këto dhe gris b*thën”, i thotë një prej pushuesve Mihal Kokëdhimës.

 

Shikoni videon nga JOQ: