Detaje tronditëse, 18-vjeçarja u la në derën e spitalit 24 orë pasi kishte vdekur

118

18 vjeçarja Marigona Osmani kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spitalin e Ferizajt. Informacioni u dha nga Nazlie Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i M. është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve,

është ushtruar keq trajtim dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, tha Balaj në ATV.