Çfarë parashikon ligji, çfarë dënimi do të marrë i riu që i mori jetën partneres 18-vjeçe?

Njohësi i sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi e konsideron rast tejet të rëndë vrasjen barbare të 18-vjeçares Marigona Osmani nga Dardan Krivaqa dhe shoku i tij, Arbër Sejdiu.

Sipas Ibishit, Kodi Penal parasheh që mund të dënohen deri në burgim të përjetshëm, për vepra të tilla.

”Është rast i rëndë penal, që tregon një bashkëpunim të mirëfilltë mes qytetarëve dhe policisë dhe pak më la përshtypje edhe policia ku këshillon qytetarin në momentin e caktuar që të mos ndërhyjë në mënyrë që të mos ketë viktima të tjera të rastit” tha Ibishi në Klan Kosova.

”Çështja tjetër është se kjo vepër penale, në Kodin Penal është e përshkruar. Privimi i jetës nga motive dinake apo mizore, pra janë 12 raste sipas mënyrës së kryerjes së veprës. Për vepra penale kundër jetës dhe trupit në Kodin Penal parashihet dënimi jo më pak se 10 vjet deri tek dënim i përjetshëm”.

”Kjo parashihet me Kodin Penal, e përafërsisht edhe ky rast është një nga ato vepra dënim ky që mund të përfillet”, u shpreh Ibishi./ Gazeta Ekspres

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...