Aksident tragjik në Shkodër, EMRI: Makina përplas për vdekje një djalë 16 vjeç

Një 16 vjeçar ka ndërruar jetë mengjesin e sotmë në Shkodër. Mësohet se i riu është përplasur nga një makinë në rrugën Shkodër-Velipojë.

 

Viktima, i identifikuar si Oltis Geci, ka qenë duke lëvizur me një mjet buqësor kur është përplasur nga mbrapa nga një makinë që po lëvizte në fshatin Trush. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm.

 

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një mjet buqësor (motokorrëse) që po dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.

 

Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme

 

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...