Sinan Hoxha thyen rekord, ja sa këngë do të publikojë brenda kësaj jave

131

Sinan Hoxha ka vendosur të bëjë diçka që s’e ka bërë ndonjë artist shqiptar më parë.

Këngëtari ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të publikojë plot 5 këngë, me videoklipe. Dy projektet e para do të publikohen sot në orën 18:00 ndërsa tre të tjerat të mërkurën duke plotësuar kështu albumin.

Sinani ka zbuluar edhe titujt e dy këngëve që do të publikohen sot: “Po lun vallen mo e mira” dhe “E omla dashni”.

Këngëtari bën gjithashtu të ditur se videoklipet janë xhiruar në të njëjtin lokacion.