Nuk e lanë të hynte brenda se s’kishte maskë. Shqiptari nga inati thyen xhamin e autobuzit

171

Një qytetar ka thyer xhamin e njërit prej autobusave të linjës 4 të Trafikut Urban në Prishtinë, pasi nuk u lejua të qëndronte pa maskë mbrojtëse brenda.

Nga Trafiku Urban kanë thënë se qytetari pasi që nuk është lejuar të qëndroj në autobus pa maskë i revoltuar ka dalur nga autobusi duke e goditur autobusin.

“Me datë 22.08.2021, autobusi i “Trafikut Urban” i Linjës 4 i cili ka qenë me qytetarë duke qarkulluar në destinacionin nga parku i Gërmisë në drejtim të qytetit është sulmuar nga një qytetar i pa ndërgjegjshëm i cili pasi që nuk është lejuar të qëndroj në autobus pa maskë i revoltuar

ka dalur nga autobusi duke e goditur autobusin dhe si pasojë ka ardhur deri tek thyerja e xhamit, shqetësimi i qytetarëve si dhe stafit të autobusit”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

“Të shqetësuar rreth këtij rasti, dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji që janë duke u rritur gjatë kësaj kohe pandemie. Kërkojmë që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Në autobusët e TU do të vazhdohet të respektohen masat kundër Covid-19 dhe apelojmë te të gjithë qytetarët të bartin maskat dhe të mbajnë distancë gjatë udhëtimit në linjat e TU”, thuhet në fund të njoftimit.