Në prag martese, ndahet çifti i njohur i showbiz-it

262

Në muajin gusht të vitit të kaluar, ish-konkurrenti i “Big Brother”, Erion Zeqiraj,

tërhoqi vëmendjen e mediave me propozimin super të veçantë që i bëri partneres së tij, Blerta Ligajt.

Ajo tha “Po” dhe lajmi i fejesës së çiftit bëri xhiron e rrjetit, ndërsa në Instagram nuk munguan edhe poza të ëmbla të Erionit dhe Blertës së bashku.

Prej pak kohësh ata kishin nisur të bashkëjetonin dhe tashmë ishin gati të hidhnin hapin e madh për marrëdhënien e tyre. Madje, ato po ndërtonin nga e para një shtëpi të re ku do të jetonin pas martesës,

por duket se planet s’kanë shkuar siç duhet. Nuk e dimë ç’ka ndodhur, por duket se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies, duke marrë drejtime të ndryshme në jetë.