‘Mesazhi për shqiptarët’, çfarë tha Bregoviq përpara performancës së tij në Korçë

214

Mbrëmjen e shkuar (e diel) është zhvilluar nata finale e ‘Festës së Birrës’ në Korçë. Festivali pesëditor, tashmë i kthyer në traditë, u mbyll me koncertin e këngëtarit boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq.

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, muzikanti nisi koncertin me këngën shqiptare “Kosovska”.

 

Përpara se të ngjitej në skenë, Bregoviq në një prononcim për ‘News 24’ tha se ishte shumë i lumtur që po merrte pjesë në një koncert të tillë.

 

Tutje shtoi se ndihet i lumtur që ndodhet në këtë festë dhe shpreson që njerëzit të argëtohen me performancën e tij, meqenëse kanë dy vite që nuk janë në skenë për shkak të pandemisë.

“Jam i lumtur që jam këtu. Jam shumë i lumtur të jem këtu. Shpresoj t’ju pëlqej koncerti sot. Është verë, duhet të bëjmë qejf. Do të jetë qejf, hare, zbavitje, për ju dhe për ne që jemi në skenë. Sepse kemi dy vite që nuk dalim në këto koncerte. Do të jetë një çmenduri dhe do të çmendeni, sepse nëse nuk çmendeni, nuk jeni normalë”, tha Bregoviq.

 

I pyetur nëse ka një mesazh për shqiptarët, ai tha: “Do të jetë çmenduri dhe do të çmendeni, sepse nëse nukmendeni, s’jeni normal”.

 

Koncerti i tij nga ana tjetër nuk kaloi pa incidente, u raportua se është kapur një 21 vjeçar që hodhi kapsolla dhe shkaktoi trazira.