Këta janë dy të rinjtë që braktisën 20-vjeçaren e pajetë në derën e spitalit

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Kosovë ku dy persona lanë në dyert e spitalit në Ferizaj një 20-vjeçare.

 

Sipas mediave vendase u bë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës15:08, ndërsa e reja është konstatuar e vdekur nga mjekët.

 

Pas publikimit të lajmit mediat kosovare kanë bërë të mundur sigurimin e fotove të dy të rinjve të cilët u zhdukën pasi lanë vajzën në derën e spitalit.

 

Të rinjtë janë shpallur në kërkim, ndërsa fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.

 

Gjithashtu, bëhet me dije se makina me të cilët dy të rinjtë dërguan 20-vjeçaren në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa zvicerane.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...